AKTUALE

Bujar Osmani nga Çairi: Aktivistët e BDI janë besnik ndaj politikave vizionare që gjithmonë triumfojnë

Sonte në tubimin e mbajtur të BDI në Çair ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari Ali Ahmeti, ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave por për fatin e shqiptarëve sot e nesër.

Sot u zgjova më një mesazh të bukur: Urime për punën në Ohër, përcjellja z.Ahmetit se asnjë punë nuk bëhet pa ju! Ndaj faleminderit shumë që jeni sonte këtu e që jeni kaq shumë, që jeni mbledhur për krenarinë tonë, për prijesin, Ali Ahmeti. Jam falënderues ndaj z.Ahmeti për besimin që më tha të jem koordinues i këtij aktiviteti. Çdo banor i Çairit ka ndjerë dorën e ngrohtë të Ali Ahmetit, investuar në arsimin, formim të kuadrove që na bëjnë krenar, ndaj faleminderit Ali Ahmeti. Aktivistët e Çairit janë besnik ndaj politikave dhe misioneve tuaja, politikave vizionare që gjithmonë triumfojnë. Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave por për fatin e shqiptarëve sot e nesër. Jemi të mobilizuar një për një, jemi entuziast për partinë tonë. E shtuna e Ohrit ishte ditë krenarie, e pash se sa krenar jam që jam krah Ali Ahmetit, për faktin që u zgjodh Ohri pë rata dialog e marëveshje ku do të pranohej shtetësia e Kosovës, marrëveshje e ndërmjetësuar nga Washingtoni e Brukseli. Jemi shtet kryesues me OSBE, jemi në NATO, jemi shtet i marrëveshjeve të mëdha, e do të jemi dhe në BE. Vetë prezenca e Ali Ahmetit i dha peshë ditës së shtunë, kur i tha delegacionit Kosovar se ne jemi krah jush në çdo vendim përparimtarë për vendin. Ali Ahmeti bashkon shqiptarët, sic bashkon në vitin 2001 për nënshkrim të marrëveshjes së Ohrit, tanimë bashkon shqiptarët më frontin për Europë. Sot njerëzit duan jetë europiane, me standarde dhe të mira europiane, me paga të larta e me institucione super moderne, tha Osmani.

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Gojën plotë reforma e vetting në prag të zgjedhjeve!

Gjyla Halili

Vdekja e 20 vjeçarit nga Tearca, Policia në aksion, arrestohen 6 persona, kjo është arsyeja

admin

Leave a Comment