AKTUALE

Hajrullahu për marrëveshjen në Ohër: U legjitimua vjedhja e trashëgimisë sonë nga Serbia, tani nënkuptohet se jemi ardhacakë

Ismet Hajrullahu, ish-drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve ka reaguar pas marrëveshjes në mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Me këtë marrëveshje, Hajrullahu ka thënë se përfundimisht legjitimohet vjedhja që i është bërë trashëgimisë sonë kulturore nga Serbia, përcjell Insjaderi.

Sipas tij, me këtë marrëveshje nënkuptohet se shqiptarët janë ardhacakë në këto hapësira.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Me marrëveshjen e Ohrit mes kryeministrit të Kosoves Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiç përfundimisht legjitimohet vjedhja që i është bërë trashëgimisë sonë kulturore  nga shteti serb !   Them kështu, pasi  kishat , manastiret dhe çdo objekt tjetër kulti ,pa marrë parasysh se të cilës përkatësi  fetare janë , përcaktohen varësisht nga religjioni dhe vendi që i takojnë.  Me një fjalë, me këtë marrveshje , na lë  për të kuptuar ,se shqiptarët  janë ardhacakë në këto hapësira ! Me legjitimimin e vjedhjes së trashëgimisë kulturore, përfundimisht ne jemi populli i vetëm në Evropë,pa trashëgimi kulturore arkitekturore! Në fakt, neve na mbeten ca kulla të shekullit XVIII e këtej!                        

Me një fjalë, kryemistri Kurti  i këshilluar nga ministri i kulturës Hajrulla Çeku, legjitimoi teorinë e Grashaninit! Tani kësaj qeverie i ka mbetur të legalizojë edhe teorinë TIKA-s turke ,se “Kosova është shqiptarizuar në vitin 1992, e sidomos pas luftës së UÇK-së”! 

Banner

Related posts

Shqipëria dhe shqiptarët anembanë festojnë sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Gjyla Halili

Mbi 41.000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, Erdogan thotë se janë rrënuar 47.000 ndërtesa

admin

Paga mesatare neto në kujdesin shëndetësor është 50.327 denarë

Gjyla Halili

Leave a Comment