Anëtarët në konflikt të një familjeje në Britani kanë shpenzuar rreth 1 milionë paundë në fatura ligjore gjatë betejës për pronësinë e një vile perdhese me vlerë vetëm 245 000 paundë.
68 vjeçarja Pamela Teasdale, i kërkoi divorcin bashkëshortit të saj Daniel, 73 vjeç pas 44 vjet martese, çka çoi në një betejë ligjore katër vjeçare që raportohet se ka copëtuar familjen.
Nëna e dy fëmijëve kërkonte të vijonte të jetonte në vilën rurale Burne Farm në Yorkshire, në veri të vendit, shkruan rrjeti MailOnline .
Kjo vjen megjithëse zoti Teasdale dhe familja e tij menaxhonin fermën prej tre gjeneratash, të cilët i ofruan zonjës Teasdale një shumë të konsiderueshme parash të thata për ndarjen që dëshironte.
Por vila kishte bërë një rinovim kohët e fundit dhe bija Rebecca Carter, 45 vjeçe, jeton aty me bashkëshortin dhe bijën e tyre, çka solli komplikime, sipas gjykatës.
Prindërit ishin dakord që bija të qëndronte aty me familjen e saj, por konflikti lindi mes zotit e zonjës Teasdale dhe bijës së tyre, e cila kërkonte pronësinë formale të shtëpisë.
Zonja Carter tha se paguante kredinë e shtëpisë prej katër vitesh, ndërsa e ëma thotë se pagesa ishte vetëm qira.
Ndërsa më vonë zonja Teasdale akuzonte të bijën se kishte vendosur një mjet përgjues në dhomën e ndenjes së shtëpisë.
Kështu që nëntë ditët e gjyqit fillestar, dhe dy seancat e apelit me tarifat e përfaqësuesve arritën në një faturë totale prej 1,048,000 paundë.
Gjykatësi i apelit Justice Moor, vendosi se prindërit i kishin premtuar shtëpinë bijës së tyre, por refuzuan kërkesën e saj për ndalimin e një biznesi blegtorie të nënës pasi “u prishte qetësinë”.
Palët vijojnë të jetojnë ende të gjithë në të njëjtën shtëpi dhe ende nuk është vendosur cilët do të mbeten aty.
Zoti Teasdale tha: “Gruaja më kërkoi divorcin por unë nuk dija gjë për këtë, ka qenë një kohë mjaft stresuese. Në fillim ne ishim shumë të afërt, tani nuk e dimë çfarë do të bëjmë. Nuk e di nëse do ta mbajmë fermën apo jo”.
Top Channel