SHOWBIZ

Pas thashethemeve për një romancë, Bad Bunny “thumbon” ish-in e Kendall Jenner

Po krijohet një grindje e re? Bad Bunny me sa duket i hodhi disa kunja ish të dashurit të Kendall Jenner, Devin Booker, pas thashethemeve për romancë me modelen në fillim të këtij viti.

Muzikanti portorikan, 29 vjeç, ka një varg të veçuar në këngën e re të Eladio Carrión “Coco Chanel”, e cila u publikua të premten, më 17 mars, në albumin “3MEN2 KBRN”. Duke kënduar në spanjisht, fituesi i Grammy-t thotë, “Jo no soy malo, nah, bebé, eso e’ un gimmick / Pero el sol de PR calienta má’ que el de Phoenix / Ella lo sabe.”

Vargu përkthehet si: “Unë nuk jam i keq, vogëlushe kjo është një mashtrim / Por dielli në Puerto Riko është më i nxehtë se në Phoenix / Ajo e di këtë.”

Fansat filluan të pyesin nëse teksti kishte për qëllim Booker, 26 vjeç, i cili ka luajtur për Phoenix Suns që kur iu bashkua NBA në 2015.

Diku tjetër në këngë, ylli duket se ka kushtuar një varg për Jenner, 27 vjeç, “Las de escorpio son peligro” – “Akrepët janë të rrezikshëm” që mund të lidhet me ditëlindjen e Jenner-it në nëntor, pra shenjën e horoskopit.

Artisti ka qenë i lidhur me yllin që nga shkurti, kur dyshja u panë duke dalë nga një restorant në Beverly Hills, pas asaj që dukej të ishte një takim i dyfishtë me Justin Bieber dhe gruan Hailey Bieber. Javë më vonë, Jenner dhe reperi u panë duke lënë së bashku festën e Beyoncé dhe Jay-Z për Oscars në Los Angeles.

Alumi i Keeping Up With the Kardashians dhe atleti i NBA u lidhën për herë të parë në prill 2020 kur u panë në një udhëtim në Sedona, Arizona. Pothuajse një vit më vonë, dyshja e zyrtarizuan romancën e tyre në Instagram në Ditën e Shën Valentinit 2021.

As Jenner dhe as Bad Bunny nuk kanë komentuar publikisht për romancën e tyre të përfolur, por lidhja e tyre duket se po nxehet.


Top Channel

Related posts

‘Eksploruesi urban’ hyn në ishullin e pedofilit famëkeq Jeffrey Epstein, për të sjellë pamjet e rralla (video-foto)

admin

“Përkushtim”, Jennifer Lopez i kushton Ben Affleck një tatuazh në ditën e Shën Valentinit

admin

Çfarë ndikimi ka kafeja me qumësht në shëndetin tonë?

admin

Leave a Comment