AKTUALE

“Korrupsioni, sfidë e madhe”, Escobar para gazetarëve: Shqipëria duhet të intensifikojë progresin në këtë drejtim

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim online me gazetarët, është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres sa i takon korrupsionit, i cili thotë se është një sfidë e madhe.

“Korrupsioni është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe dua të shikoj më shumë progres në rajon. Në Shqipëri ka pasur shumë progres për të gjetur mënyra për të dënuar korrupsionin. Dua që të shikoj më shumë intensifikim në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Po ashtu Escobar është përgjigjur edhe pyetjes sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt BE.

“Kjo marrëveshje në fakt ka shumë punë përpara, BE do vijojë të facilitojë procesin. Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementimi duhet të fillojë menjëherë. Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por edhe sa i takon integrimit”, tha ai.

Banner

Related posts

Thirjet shoviniste në Kumanovë/ Rina Ajdari porosi pozitës shqiptare: Dënoni ashpër në qeveri, jo në opinion sa për sy e faqe

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Forcat politike në Kosovë kanë energji për gjetje të shtegdaljes

Gjyla Halili

VATRA prezantoi librin “Reçak – historia e një krimi lufte” dhe nderoi  me Medaljen e Artë të Lirisë Ambasadorin William Walker

Gjyla Halili

Leave a Comment