Një “anketë” e shfaqur së fundmi nga televizioni kombëtar “Alsat” ka ngjallur reagimin e qytetarëve.
Sipas një lajmi referues në të dhëna të anketimit, sipas Alsat, Ali Ahmeti pothuajse barazohet me Izet Mexhitin për nga pëlqyeshmëria.
Ali Ahmeti gëzon përkrahjen e 48,9 % të të anketuarve, pasuar nga Arben Taravari me 46 % si dhe Izet Mexhiti me 43,5 %.
Nëse këta shifra I barazojmë 48,9% + 46 % +43,5% = 138,4 % na bie që anketa del mbi 138 %, që deri tani askund në botë nuk është bërë anketë mbi 100%. Nëse kësaj ankete i shtohen edhe të paknaqurit dhe numrat për liderët tjerë mund që anketa të fluturojë deri në 500% një anketë qesharake dhe jo serioze.
Sa i përket mendimit negativ anketa ka zbluar edhe një shifër interesante Mendu Thaçin (58,6%) dhe Artan Grubin (58,3%) nëse këta I barazojmë na del 116.9%.
58.6% + 58,3% = 116.9% një shifër që as nuk lidhet me të parën 138/4 % e as me të fundit që del ndër 100%.
Sa % kanë mendim negativ për liderët tjerë sa % janë të pa përcaktuar dhe nëse i shtohen këta anketa për mendim negativ mund të del mbi 500% anketa mund të jetë edhe një zbulim I ri I ALSAT.
Lidhur me Izet Mexhtin anketa është edhe më qesharake vetëm 21,4 % mendojnë se Izet Mexhiti mund të jetë lider, por nëse i parashtorhet pyetja sa % mendojnë që smund të jetë lider apo sa % mendojnë ndryshe apo vetëm 21.4 % mendojnë të tjerët sjanë në numër.
Në lidhje me “Grupin e Zjarrit” anketa dështon total. Sipas anketës “Grupi I Zjarrit” bën betejë të drejtë për reforma brenda BDI-së dhe reformave në shtet (30,5%), Është çështje e tyre e brendshme partiake, e parëndësishme për shtetin (26,1%) dhe “Grupi i zjarrit” bën betejë personale kundër Ali Ahmetit (14%) nëse këta I barazojmë I bie: 30.5% +26.1% +14% = 70.6% dmth humbin gati 30% të të anketuarëve nëse do të ishte anketa e drejtë, nëse i referohemi anketës së parë 138% i bie që gati 70% humbin, as nuk prononcohen, as nuk mendojnë as nuk përgjigjen.
Pas publikimit të kësaj ankete, në rrejtet sociale kanë filluar ta quajnë si anketë qesharake dhe shifra aspak të besueshme të dhënat e “anketës” së supozuar, e për më tepër nuk kanë munguar as kritikat për nje medium kombëtar i cili shpërndan informacione të tilla.
Anketa nuk ka emër të ndonjë kompanie analitike e as burim të ndonjë informacioni bazik mbi të cilat është kryer e njejta.
“Anketa” u publikua pa të dhëna të realizuesit, kush është porositësi, sa persona janë anketuar, në çfarë periudhe kohore, në çfarë vendi, në çfarë forme, online, telefon ose në teren, etj.
Nuk dihet nëse do të përmirësohet anketa, por si do qoftë “Anketat” e tilla nuk besohen fare nga qytetarët.