AKTUALE

Mediat ndërkombëtare jehonë shpalljes së Vjosës “Park Kombëtar”, Rama: I ka dhënë një fuqi të re imazhit të Shqipërisë

Shpallja e luginës Vjosa “Park Kombëtar” nga qeveria shqiptare ka bërë jehonë në të gjitha mediet ndërkombëtare. Një gjë të tillë e ka vënë në dukje edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se jehona e Vjosës tonë “Park Kombëtar” në mediat e mëdha të botës i ka dhënë një fuqi të re imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë.

“Jehona e Vjosës tonë “Park Kombëtar” në mediat e mëdha të botës i ka dhënë një fuqi të re imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, si një vend me bukurira të pafundme dhe vetëdije qeverisëse për përgjegjësinë monumentale të mbrojtjes së mjedisit në kushtet kur planeti vuan ndryshimet dramatike klimatike”- shkruan Rama, mesazh të cilin e ka shoqëruar me një zemër blu dhe një flamur të BE-së, për të nënkuptuar atë çka Vjosa përfaqëson; i vetmi lum i egër në Evropë.

Banner

Related posts

Demiri falenderon eurodeputetin Mandel për angazhimin e tij për Kosovën

admin

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

RESHAT SAHITAJ KUNDËR ALI AHMETIT DHE KUNDËR FITOREVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE NË MAQEDONI TË VERIUT

Gjyla Halili

Leave a Comment