AKTUALE

Presidenti Pendarovski për vizitë në Paris me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Aco Shopovit

Presidenti Stevo Pendarovski prej sot qëndron për vizitë zyrtare në Francë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së poetit maqedonas Aco Shopov, njoftoi kabineti i tij. 

Pendarovski nesër në selinë e UNESKO-s në Paris do të mbajë fjalim në hapjen e simpoziumit ndërkombëtar për nder të Aco Shopovit, manifestim në kuadër të përkujtimit të “2023- Viti në nder të Aco Shopovit”, i cili po realizohet nën patronazhin e presidentit të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, presidenti Penadrovski do të marrë pjesë në shfaqjen poetike dhe ekspozitën për nder të Shopovit.  

Është paraparë që presidenti Pendarovski të realizojë takim me drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s, Odre Azule.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot në Paris do ta vizitojë Institutin kombëtar për gjuhë dhe civilizime orientale-INALKO, ku do të realizohet takimi me drejtorin e institutit, Zhan Fransoa-Hushe, si dhe takim me Frosa Pejoska-Bushero, shefe e Katedrës për studimet maqedonase në INALKO dhe Gjoko Zdraveski, lektor në gjuhën maqedonase. 

Shënimi i jubileut të madh është në bashkëpunim me Organizatën për arsim, shkencë dhe kulturë të KB – UNESKO, e cila me iniciativë të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështet dhe u përfshi në shënimet e jubileut.

Banner

Related posts

Aggeler me mesazh për votuesit

Gjyla Halili

Viti 2024 vit i zgjedhjeve, a do të mbahen bashkë zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare?

admin

BDI: Kryetari Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në vend

Gjyla Halili

Leave a Comment