AKTUALE

Meta takim në zonën e Freskut: Nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve, por forcimi i mbështetjes për gratë dhe nënat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e  sotme ka zhvilluar një takim me gratë në zonën e Freskut, ku edhe prezantoi programin e kësaj force politike i cili fokus ka edhe mbështetjen për nënat dhe gratë shqiptare.

Meta u shpreh se “nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve, por është forcimi i mbështetjes shtetërorë qeveritare, bashkiake dhe gjithë shoqërisë për gratë dhe nënat”. Sipas tij zgjidhja e problemit të largimit të shqiptarëve është fokusi tek poltikat famijare, pagat dhe ofrimi i  sigurisë se këtu ka diçka solide që i mban shqiptarët.

Në fjalën e tij Meta u ndal të fliste edhe për pagën e plotë e lejes së lindjes për nënat, trefishimi i bonuesit të bebes dhe ulja e taksave për pagat për nënat dhe gratë që kanë më shumë se dy fëmijë.

Meta: “PL ka disa pika të rëndësishme, të cilat janë bërë publike, por edhe të hapura për mendime të tjera.

 

Gratë vrapojnë sa të mbajnë vendin e punës aq edhe të kujdesen për fëmijët. Është sfidonte dhe stresuese. Sa më shumë investime për kopshte, çerdhe dhe shkolla të reja në zona ku popullsia është rritur shumë herë aq edhe më shumë lehtësira krijojmë për çdo nënë dhe për çdo familje.

 

Është e domosdoshme që për një vit nënës ti paguhet e plotë leja e lindjes, sepse duhet ti përkushtohet bebes, fëmijës. Në të ardhmen kjo duhet përshkallëzuar më tej.

 

Është e rëndësishme të trefishohet bonuesi i bebes. Ne të gjithë e vuajmë faktin që ka rënë lindshmëria. Është e rëndësishme të ulen taksat për pagën për nënat dhe gratë që kanë dy fëmijë e më shumë.

 

Të mos harrojmë se janë të shumta ato nëna që jo vetëm nuk marrin ato paga që dëshironin, por janë të detyruara që të mbajnë me pagën e tyre edhe një kujdestare. Për të mos thënë që nuk është bërë asgjë për qendrat pas shkollave, në mënyrë që nënat të jenë më të qetë.

 

Nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve, por është forcimi i mbështetjes shtetërorë qeveritare, bashkiake dhe gjithë shoqërisë për gratë dhe nënat. Kjo është vendimtare për të forcuar familjen dhe për të forcuar një shoqëri optimiste”.

 

“Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për largimin e njerëzve, por mbështetja e politikave në interes të tyre. Kjo është vendimtare për një shoqëri që transmeton vitalitetin e saj te fëmijët në radhë të parë dhe përmes tyre arrin të ketë një të ardhme solide. Kosova nuk është më e pasur se ne, kemi buxhet 2 herë më të lartë ata, por ata kanë të ardhura më të larta. Nuk është normale që Mali i Zi e paguan mësuesen 9900 euro në vit, dhe ne 4200 euro në vit. Është e pamundur të sigurohet mbijetesa. Me buxhetin e bashkisë mund të ishin rregulluar dhe rrugët e Parisit, jo më ato të Tiranës. 14 maji është dita kur do rikthehet llogaridhënia në Shqipëri”, u shpreh Meta.

 

 

Related posts

Ahmeti: Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë çelësi i stabilitetit të vendit

Gjyla Halili

KSHZ: Rreth 1.8 milion votues të regjistruar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Gjyla Halili

ASH e Selës: Opozita shqiptare hoqi dorë nga anëtarësimi në BE, vetëm t’i pëlqejë Mickoskit

Gjyla Halili

Leave a Comment