SHOWBIZ

“Nuk prisja të shkonte kaq gjatë”, Maestro: Nëse Luizi dhe Olta do të largoheshin nga BBV, do ikja pas tyre

Maestro Armaldo Kllogjeri është eleminuar mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip, dhe mungesa e një bilete vajtje-ardhje ka bërë të pamundur rikthimin në shtëpi, duke i dhënë kështu fund eksperiencës së tij në këtë format.

I ftuar në “Fun Club”, Maestro u shpreh se nuk e priste të shkonte kaq gjatë në lojë dhe se po të mos ishte për dashamirësinë e Luizit dhe të Oltës, nuk do ta gjente veten në Shtëpi.

I bindur se nuk do të rikthehej më në shtëpi edhe nëse do ta kishte biletën e kthimit, Maestro ka bërë një tjetër deklaratë të fortë për konkurentët e Big-ut, kur tha se nëse do të ishin larguar Olta dhe Luizi, do të kishte ikur nga shtëpia.

Meridiani: Maestro kishte frikë…

Maestro: Unë nuk mendoj se do ishte frikë, ishte një tërheqje për të bërë më pas një lojë të ashpër ndaj Luizit dhe lojtarëve të tjerë. Unë nuk hyra në shtëpi për frikë, por për një eksperiencë ndryshe.

Aulona Musta: A e prisje të zgjasje kaq gjatë.

Maestro: Nuk e prisja, por me dashamirësinë që kishte Olta dhe Luizi, shkoi… Unë e kam thënë që nëse nuk do kisha Oltën dhe Luizin aty unë nuk e gjeja veten në Big Brother dhe nëse ata do të largoheshin, do të ikja edhe unë pas tyre.


Top Channel

Related posts

Erëzat që janë të mira për shëndetin

admin

Ana de Armas, Brian Tyree Henry dhe Michelle Yeoh ndër të nominuarit për herë të parë për Oscar që sundojnë garat e aktrimit

admin

Çmimi “Inovatorit” për Taylor Swift, fjalimi emocionues: Mos hiqni dorë nga idetë tuaja, sado absurde

admin

Leave a Comment