SHOWBIZ

“Nuk ke këllqe të merresh me mua…”/ Dea analizon lojën: Po të ishin bërë bashkë Maestro me Kristin, Luizin e kishe jashtë!

Banner

Edhe pse Luiz Ejlli shikohet nga publiku si fitues i Big Brother VIP Albania, për Dea Mishel mbetet po i njëjti lojtar i dobët, sic ajo e ka quajtur gjithmonë.

Banorët brenda shtëpisë duket se kanë kuptuar sinjalet që tregojnë se Luizi gëzon një mbështetje të madhe jashtë, nisur nga eliminimet e forta që ka kaluar, shpallja shpesh herë  i preferuar i publikut dhe nga bindja që shpreh Ejlli se do jetë fitues.

Sidoqoftë, Dea Mishel nuk e beson këtë dhe vazhdon t’i mëshojë idesë së saj që Luizi është lojtar i dobët.

Gjatë një bisede me banorët në darkën pas “Prime-t”, e ndalur tek nominimi midis Kristit, Armaldos dhe Luizit, Dea u shpreh e bindur se në rast se Kristi dhe Armaldo do ishin bërë bashkë kundër Luizit, ky i fundit do të ishte eliminuar.

Ai u shqetësua sot se i thashë unë do të nxjerr unë. Më tha ti nuk ke këllqe të merresh me mua dhe unë i thashë që nuk më është dridhur qerpiku. E përjeton ai kërcënimin. Ishin dhe këta të dy që e orientoi Luizi situatën drejt jush.

Po të ishte bërë Maestro me Kristin drejt Luizit, të kishin bërë analizën e gjithë lojës që bën dhe gjithë pabesisë që bëri e kishe jashtë Luizin”, deklaroi Dea.

Olta nuk u pajtua me Dean duke thënë se Luizi nuk del dhe do të shkojë deri në finale pasi e meriton për shkak të lojës që ka bërë. Por, pavarësisht kësaj sipas saj ai nuk e fiton këtë edicion të Big Brother Vip.


Top Channel

Banner

Related posts

Mes turbulencave në jetën personale, Ricky Martin mban koncert në Tiranë

admin

Dietat me bazë bimore sjellin përfitime për shëndetin e zemrës

admin

Angelina Jolie drekoi me miliarderin David Mayer de Rothschild, arsyeja do ju surprizojë

admin

Leave a Comment