SHQIPËRI

“Djalli të mos fshihet në detaje”, Rama komenton takimin Kurti-Vuçiç në Ohër

Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin maratonë të mbajtur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte”, tha Rama përmes një postimi në Twitter, ndërsa theksoi se shpreson që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike.

Kreu i qeverisë e quajti një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit. Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama në Twitter.

Kujtojmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u takuan më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian, por nuk nënshkruan.


Top Channel

Related posts

Mediet ndërkombëtare jehonë shpalljes së Vjosës “Park Kombëtar”, Rama: I ka dhënë një fuqi të re imazhit të Shqipërisë!

admin

Babai i këshilltarit të ministrit transportoi serbët në Koshare – Fakte të tmerrshme për lidhjet e tij me kriminelë lufte

admin

Vrasje në Bulqizë: I riu vritet me kaçavidë duke u munduar ta shpëtojë djalin e xhaxhit nga autori i krimit

admin

Leave a Comment