SHQIPËRI

Marrëveshja në Ohër, Begaj: Një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.

Sipas tij, ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës. Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falënderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkruan Begaj.

 

 

 


Top Channel

Banner

Related posts

Parashikimi i motit/ Temperatura deri në 29°C, priten shira në mbrëmje

admin

Nuk negocioi por u vra, ky është 62-vjeçari që hapi zjarr ndaj RENEA-s

admin

Të paktën tre të vdekur nga moti i lig në Slloveni

admin

Leave a Comment