Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj është takuar me Princin Leka Zogu II gjatë vizitës së tij disa ditore në Detorit.
Në këtë takim është biseduar për shum tema të rëndësishme për kombin dhe atëdheun,ka shkruar Sinishtaj.
“Përparimi dhe lulëzimi i gjithanshëm i kombit shqiptar është detyrë dhe obligim i të gjithë neve, të cilin e kryejmë me kënaqësi dhe krenari, dhe me persona intelektual, parimor dhe atdhetar siç është Princ Leka II, avancimi i kombit dhe atdheut është i garantuar”, ka theksuar në fund Vilson Sinishtaj.
Ja postimi i plotë:
Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj dhe njoh nga afër Princin Leka Zogu II. Mundësia për të bashkëbiseduar rreth shumë temave të rëndësishme për kombin dhe atdheun e bëri këtë takim jashtëzakonisht të këndshëm. Familja mbretërore shqiptare si përfaqësuese e bashkimit dhe unitetit shqiptar, si dhe Princi Leka si një zë që jehon tek komuniteti ndërkombëtar, kontribuojnë në mënyrën më të mirë në avancimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare, diplomatike dhe gjeopolitike të shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Naltësia e Tij Princ Leka II është gjithmonë i mirëpritur tek bashkëkombasit e tij këtu në Michigan dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përparimi dhe lulëzimi i gjithanshëm i kombit shqiptar është detyrë dhe obligim i të gjithë neve, të cilin e kryejmë me kënaqësi dhe krenari, dhe me persona intelektual, parimor dhe atdhetar siç është Princ Leka II, avancimi i kombit dhe atdheut është i garantuar.