SHOWBIZ

I shënon katër gola brenda pjesës së parë, Dortmundi “shpërfytyron” Kolnin

Banner

Borussia e Dortmundit duket se e ka zgjidhur shumë shpejt sfidën me Kolnin në “Signal Iduna Park” në kuadër të javës së 25-të të Bundesligës, duke e mbyllur pjesën e parë me një festival golash (4-1).

Verdhezinjtë shënuan dy hera brenda minutës së 17-të, duke i dhënë një goditje të fortë kundërshtarit.

Në të 15-tën një aksion model i vendësve u përmbyll me golin e Guerreiros, që u shërbye Malen. Vetëm dy minuta më vonë, Haller shënoi të dytin për verdhezinjtë, pas një tjetër kombinimi të bukur të vendësve.

Por Dortmundi nuk e ndali vrullin dhe në minutën e 32-të realizoi golin e tretë me veteranin Marco Reus. A pabesueshme ajo që ndodh në “Signal Iduna Park”, vjen radha e Malen për ta dërguar topin në rrjetë, 4-0.

Pa u mbyllur pjesa e parë, Kolni realizoi golin e parë me Selken, që mund të shërbejë për moral gjatë pjesës së dytë./SuperSport


Top Channel

Banner

Related posts

Versioni i ri Dani Alvesit: Me gjeti në tualet dhe m’u hodh përsipër…

admin

Shokon studimi: Konsumimi i tepërt i sheqernave ka 45 efekte negative shëndetësore

admin

Foto/ “Moda japoneze është kaq e lirë”, stili më i mirë i rrugës në Tokio 

admin

Leave a Comment