AKTUALE

Ali Ahmeti: Asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë të zhgenjyer nga SHBA-ja dhe Evropa

Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti para gazetarit për Tv Kanal10 të Kosovës lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi ka deklaruar që ky është një proces që udhëhiqet nga BE-ja por me një mbështetje të fortë nga SHBA-të, sepse ky është një problem i Evropës pasi që nëse nuk ka stabilitet të qëndrueshëm në ballkanin perëndimor në radhë të parë do të jetë e rrezikuar evropa.

Ai tutje ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë i zhgenjyer nga SHBA-ja dhe Evropa dhe kështu duhet të këtë dyshime në to.

I pyetur nëse Serbia është duke u ledhatuar nga faktori nderkombëtar, ai ka thënë se SHBA-të mbështesin vetëm marrëveshje që sigurojnë paqën.

Kanal 10 ka pyetur Ahmeti edhe rreth zërave që të kërkohet edhe në Maqedoni një asociacion të ngjajshëm me asociacionin që po kërkohet nga serbët në Kosovë. Sipas Ahmetit, në Maqedoni ka 8 asociacione të cilat kanë drejtë të vetë organizimit në arsim, kulturë, ambient etj. “Asociacioni në Kosovë është në thelb në kuadër të kushtetutës së Kosovës”, deklaroi Ahmeti.

Banner

Related posts

Selami Kolonja mbështet protestën: Studentët duhet të dëgjohen, jo të paragjykohen

Gjyla Halili

Lloga: VMRO-DPMNE paraqitet si një prej forcave më të mëdha destruktive në vend

Gjyla Halili

Gjithçka gati/ Sot bëhet inagurimi i shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia, i pranishëm dhe Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Leave a Comment