AKTUALE

Ali Ahmeti lobon për Kosovën në Ohër, takoi Lajçakun

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Demokratik, Ali Ahmeti ka takuar sot në Ohër në prag të vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësuesin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

Ahmeti gjatë këtij takimi ka shprehur mirënjohje për rolin konstruktiv dhe krucial të Bashkimit Europian për zgjidhjen e kontestit përmes njohjes së ndërsjelltë që është i një rëndësi jetike për stabilitetin dhe perspektivën europiane të mbarë rajonit.

“Në prag të fillimit të dialogut më të rëndësishëm për stabilitetin dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor mes 🇽🇰 dhe 🇷🇸, takova sot në Ohër ndërmjetësuesin e 🇪🇺, z. Miroslav Lajçak. Shpreha mirënjohje për rolin konstruktiv dhe krucial të 🇪🇺drejt zgjidhjes përfundimtare të këtij kontesti përmes njohjes së ndërsjelltë” – ka shkruar Ahmeti lidhur me këtë takim në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

 

Banner

Related posts

Akademi solemne ne rastin e 7 Marsit

Gjyla Halili

Lladrovci godet ligjëratat boshe të dështakëve politikë

Gjyla Halili

Faton Ahmeti kujton mësuesit tij Nijazi Abdiu dhe Hanif Karemani, “Mësuesi prindi i dytë për çdo nxënës”

Gjyla Halili

Leave a Comment