SHOWBIZ

Kate merr postin si kolonele e Gardës irlandeze, Princi William shprehet ‘shumë i trishtuar’ që dha dorëheqjen

Princesha e Uellsit ka marrë përshëndetjen e saj të parë si Kolonele e re e Gardës Irlandeze gjatë një vizite në Ditën e Shën Patrikut.

Kate mori detyrën nga Princi William si kolonel, ndërsa çifti mbretëror foli me rojet në kazermat Mons në Hampshire.

William iu drejtua fillimisht duke thënë se ishte “jashtëzakonisht i lumtur që po festonte Ditën e Shën Patrikut”, por ishte gjithashtu “tepër i trishtuar” pasi mandatit i tij si kolonel i erdhi fundi.

Në një fjalim, ai tha: “Ka qenë një nga nderet e mëdha të jetës sime të mbaj këtë titull; jam krenar për gjithçka që ai përfaqëson – ashtu siç jam jashtëzakonisht krenar për secilin prej jush.

Princess of Wales takes first salute as new Colonel of the Irish Guards

Duke folur për gruan e tij, William tha: “Unë mund të largohem, por me kolonel Catherine ju keni një kolonel të 11-të të përkushtuar, të fokusuar dhe tashmë tepër besnik.

“Ndërsa shërbeni së bashku gjatë viteve të ardhshme, dijeni se unë do të vazhdoj t’ju shikoj, me krenari të madhe që kam qenë njëri prej jush”, shtoi ai.

Kate mori përsipër postin duke shpallur krenarinë e saj përpara Gardës irlandeze.

Ajo tha: “Është me të vërtetë një nder të jesh koloneli juaj. Unë jam këtu për t’ju dëgjuar dhe për t’ju mbështetur në gjithçka që bëni, kjo është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë.”

Garda irlandeze luajti melodi duke përfshirë muzikë nga Riverdance e Bill Whelan dhe parada përfundoi me përshëndetjen mbretërore ndërsa oficerët marshuan përpara.

Princi dhe Princesha e Uellsit takohen me anëtarët e Gardës irlandeze dhe familjet e tyre dhe shijojnë një gotë Guinness gjatë një vizite në Gardën Irlandeze të Batalionit të Parë për Paradën e Ditës së Shën Patrikut, në kazermat Mons në Aldershot. Data e fotos: e premte 17 mars 2023.


Top Channel

Related posts

Temperaturat e larta gjatë verës, ja çfarë duhet të bëni për një gjumë të rehatshëm

admin

Soja – ilaç për dhembje dhe temperatura të larta

admin

Dasmë këtë verë?! Era Rusi rrëfen për dashurinë dhe planet për fëmijë

admin

Leave a Comment