AKTUALE

Lladrovci fton ndërmarrësit për të investuar në Drenas

Në takimin e ftuar nga ministrja Rozeta Hajdari me kryetarët e komunave, lidhur me dy dokumente të rëndësishme lidhur me investimet në rajonin e Prishtinës, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur fjalë rasti ku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Ministrinë, Parkun e Biznesit Drenasi 1 dhe 2.

Lidhur me këtë takim, z. Lladrovci ka shkruar:

Në takimin e ftuar nga Ministrja e MINT me komunat e rajonit të Prishtines, për të diskutuar lidhur me Draft Strategjinë dhe Projekt Planin e veprimit për zhvillim industrial, mbajta këtë fjalë rasti:

E nderuara Ministre Rozeta Hajdari,
E nderuara drejtoreshë Dushi, Drejtor Deda,
Të nderuar kolegë, zoti Rama, Bulliqi, Ahmeti, përfaqësues të Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Graçanicës,
Të nderuar biznesmenë, investitorë e prodhues,

Pas leximit të dy dokumenteve shumë të rëndësishme, dua t’ju përgëzoj për punën e madhe në këto dy dokumente.

Takimi im i fundit që kisha me Ministren Hajdari dhe z. Deda, para disa ditësh, ishte takim me peshë për mua dhe për komunën e Drenasit.

Dua të përsëris dhe të vlerësojë gatishmërinë e Ministres dhe përkushtimin e përbashkët që me pajtim të dyanshëm ta aftësojmë plotësisht Parkun e Biznesit Drenasi 1, pajtimin e përbashkët për perspektivën e Parkut të Biznesit Drenasi 2.

Në veçanti dua të përshëndes investitorët, biznesmenët dhe prodhuesit tanë që janë këtu. Dua t’ju them se heronj të ditëve tona janë ata që e punësojnë rininë tonë dhe zhvillojnë vendin me punën e tyre.

Investitorët i ftojmë: Ejani investoni në Drenas, ofrojmë lehtësirat maksimale nga komuna rreth dokumentacionit dhe procedurave ma asnjë minutë vonesë.

Lehtësimi duke falur taksën e operimit, mbi 840 mijë euro gjatë dy viteve të pandemisë.

Drenasi është në Rrugën e Kombit, me hekurudhë dhe afër aeroportit me qasje në të gjitha drejtime e Kosovës dhe shtete të rajonit.

Për institucionet ofrojmë gatishmërinë për të përshpejtuar çdo iniciativë për Parkun e Biznesit Drenasi 2.

Ju faleminderit!

Related posts

Mediat e pavarura turke denoncojnë përdorimin e videove të rreme në fushatën e zgjedhjeve lokale

Gjyla Halili

TAXHUDIN HAMIDI: MUNGESA E RACIONALITETIT HUMAN

admin

LSDM: Një grant prej 80 milionë eurosh ka ardhur nga BE, si mbështetje për zbutjen e krizës

admin

Leave a Comment