AKTUALE

Abdulselam Selami pranon detyrën e re, Drejtor i Byrosë për Metrologji.

Banner

Abdulselam Selami sot ka pranuar detyrën e re si drejtor në drejtorinë për Metrogjoli nga drejtoresha e deritanishme Merita Mustafai.

“Me këtë rast, dua te faleminderoj kryetarin Ali Ahmeti për besimin e dhënë, si dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për emrimin drejtor i Byrosë për Metrologji. Është një institucion shumë me peshë, i cili kërkon angazhim maksimal, por edhe kërkon ndryshime në aspektin e përforcimit të kapaciteteve për shërbime më efikase dhe bashkëkohore, krijimin e kushteve te mira për punë, bashkëpunim konstruktiv me institucionet përkatëse, si dhe zbatimin e tëresishëm të rekomandimeve të UE-së në sferën e metrologjisë”, ka shkruar Selami.

Ja postimi i plotë:

Në ditën më të bukur të javës e nisëm rrugëtimin e ri!
Sot me drejtoreshën e deritanishme të Byrosë për Metrologji Merita Mustafai, u takuam për të realizuar pranim dorëzimin e mandatit.
Me këtë rast, dua te faleminderoj kryetarin Ali Ahmeti për besimin e dhënë, si dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për emrimin drejtor i Byrosë për Metrologji. Është një institucion shumë me peshë, i cili kërkon angazhim maksimal, por edhe kërkon ndryshime në aspektin e përforcimit të kapaciteteve për shërbime më efikase dhe bashkëkohore, krijimin e kushteve te mira për punë, bashkëpunim konstruktiv me institucionet përkatëse, si dhe zbatimin e tëresishëm të rekomandimeve të UE-së në sferën e metrologjisë.
Në takim e falenderova drejtoreshën Mustafai për angazhimin e saj të suksesshëm në këtë institucion, si dhe për sygjerimet e saja që kanë shumë rëndësi për një fillim të mbarë!
Na priftë e mbara dhe dalshim faqebardhë!

Banner

Related posts

Drejtuesit e VLEN-it takuan Gashin, një ditë para interpelancës

Gjyla Halili

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

Gjyla Halili

BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike

Gjyla Halili

Leave a Comment