SHQIPËRI

Ambasadorja Kim: SHBA vijon mbështetjen për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ripërsëritur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo ka shpërndarë në Twitter një postim të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell mbi vizitën e një dite më parë në Tiranë dhe shkruan se shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për punën që kanë ndërmarrë.

 “Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, shkruan Yuri Kim.


Top Channel

Banner

Related posts

Video e Vuçiq në dasmën e djalit të Sheshelit, me këngë që lavdërojnë Pavle Gjurishiqin i cili kreu krime kundër myslimanëve në Bosnjë e Sanxhak

admin

New York Times për protestat në Serbi: Më të mëdhatë që nga përmbysja e Millosheviq

admin

Abazoviq: Mali i Zi e ka pagën minimale e mesatare më të madhen në rajon

admin

Leave a Comment