SHOWBIZ

Ftesë në 5/ Habit pastori: Ja pse vajza më bëri bllok dhe report në “Instagram”

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua projektligji i ri në Francë, që ndalon prindërit të postojnë fëmijët e tyre në rrjetet sociale pa autorizim.

Alba Bajraktari tregoi përmes një lidhje direkte nga Franca se kjo masë është marrë pasi fëmijët po angazhohen shumë “të detyruar” nga prindërit për të qenë gjithë kohës aktiv në rrjetet sociale.

Ajo tha se tashmë paratë e fituara nga fëmijët “influencer” do t’iu ruhen fëmijëve në një depozitë bankare.

Ndërkohë pastor Paulin Vilajeti ndau një rast nga përvoja e tij familjare, kur e bija i kishte bërë bllok pasi ai i kishte postuar një foto që asaj s’i pëlqente.

“Kur s’ ia fshiva foton më bëri bllok, më pas më bëri report. Dhe vajza më detyroi ta bëja private llogarinë në instagram”, tregoi ai.


Top Channel

Banner

Related posts

Ermiona Lekbello nuk kursen kritikat: Nuk mund të jetoja dot me hiena, aty humanizmi vdes

admin

Pesë efektet anësore të qumështit nga konsumimi i tepërt

admin

Apple dhe Broadcom arrijnë marrëveshje për prodhimin në SHBA të pjesëve të pajisjeve elektronike

admin

Leave a Comment