AKTUALE

Osmani: Nga ne varet se a do të realizohet qëllimi i anëtarësimit të plotë në BE deri në vitin 2030

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot mori pjesë në takimin e 16-të të Këshillit të Stabilizim – Asociimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, që u mbajt për herë të parë në Shkup, njofton bild.mk .

Në prononcimin e tij, Osmani theksoi se vendi është plotësisht i përkushtuar në procesin e negociatave, i cili ka qenë realiteti ynë strategjik dhe zbatimi i agjendës evropiane për tre dekada, me theks në arritjen e konsensusit ndërmjet partive politike për fushat kyçe të reformave. Nga ne varet nëse do të realizohet qëllimi ynë – anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030.

Osmani theksoi se vendi ynë mbetet një aktor konstruktiv në nivel rajonal, duke dhënë një kontribut thelbësor në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e sigurisë rajonale.

“Ne jemi të njohur si shtet nga rajoni që ushqen kulturën e dialogut dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dhe takimi që do ta mbajmë nesër në Ohër është një mirënjohje për këtë”, tha Osmani. / bild.mk

Related posts

Rama nga Bashkia e Tiranës, vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu

Gjyla Halili

Stoltenberg sërish i bën thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionimin e situatës dhe kthimin në dialog

admin

Mexhiti përgëzon Shqipërinë për nisjen e negociatave: Kjo është një ditë e madhe për kombin shqiptarë

Gjyla Halili

Leave a Comment