AKTUALE

Lirimi nga burgu i nënës lehonë, avokati: Drejtësia u vu në vend! Bashkëshorti: Nuk kemi qenë në dijeni të gjobës

Banner

Lirimi nga burgu i nënës lehonë, avokati: Drejtësia u vu në vend! Bashkëshorti: Nuk kemi qenë në dijeni të gjobës

Avokati i Diana Bahçja, nënës lehonë të arrestuar pak ditë më parë në Shkodër për një gjobë të vendosur rreth 3 vite më parë ka folur pas lirimit të saj. Ai tha se drejtësia është vendosur në vend ndërsa për gjobën ka pasur shumë telefonata, nga njerëz që të kontribuojnë për ta paguar.

 

Avokati: Drejtësia u vu në vend, ishte vendim i drejtë dhe human. Dua të bëj disa falenderime . Gjykatën që edhe në këto kushte të reformës në drejtësi vendosi në kohë rekord për të cakaur datën, prokurorinë, po ashtu edhe kolegët e mi që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Kam edhe një falenderim për ju, mediat që pa ju do ishte e pamundur të realizohej në kohë të shkurtër. Në lidhje me gjobën kemi marrë shumë telefonata që janë vetë ofruar për të paguar gjobën. Tek 200 mijë lekëshi.

 

Sakaq burri i saj ka thënë se nuk kishin dijeni për gjobën teksa kishte një falenderim për të gjithë.

 

Burri: Shumë faleminderit nga zemra. Nuk kemi qenë në dijeni të gjobës. Jo Diana nuk e takon. E ka kërkuar. Nuk e kanë lejuar. Unë po. Per mua ka qenë e vështirë.

Banner

Related posts

Murat: Dënoj deklaratat kërcënuese të Mickovskit dhe miqve të tij

Gjyla Halili

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Gjyla Halili

Shpallen rezultatet e garave të diturisë në shkollat e Komunës së Sarajit

Gjyla Halili

Leave a Comment