AKTUALE

Nikollë Camaj:Kur mashtruesi pretendon të paraqitet si shpetimtar!

Pas deklaratës së djeshme të Forumit Shqiptar, per medie u prononcua edhe i vetshpalluri deputet Genci Nimanbegu, i cili me asnjë fjalë nuk e sjelli në pyetje obligimin për të dhënë dorëheqje në vendin e deputetit, me çka i ka vërtetuar të gjitha që i kemi thëna për të.
Megjithatë, ajo çfarë ai shkruan lënë përshtypje se tenton të tregohet shpetimtar i çeshtjeve shqiptare, me atë se nuk e ka përkrahur Qeverinë, sepse, sipas tij, sikur të ishte në vendin e tij dikush tjetër, do ta mbëshste.
Një pretendim i guximshëm, por shumë i paftyrë i narcisoidit Genci, sepse, se paku e kishte obligim të konsultohej me Forumin Shqiptar, me votat e të cilit është bërë deputet.
Ai as nuk do të guxonte të akuzojë ish-partnerët e koalicionit se kishin bërë diçka pa pëlqimin e partnerëve tanë, BE-së, SHBA-së, Tiranës dhe Prishtinës. Është jashtëzakonisht e pamoralshme dhe patyrpësi e skajshme të deklarojë diçka të tillë e që për këtë të mos fitojë asnjë vertetim nga ne.
Për shkak të opinionit dua të theksoj se deklarata jonë e djeshme është shkruar shumë para shperndarjes së Parlamentit, kështu që ne nuk na i ka prishur planet, por sjellja e një vendimi të tillë, në mënyrë të njëanshme dëshmon kombinatorika fitimpruse, të cilat ai nuk ka pas dëshirë t’i ndajë me ata të cilët ia kanë mundësuar të jetè në atë pozitë. Kjo flet më së miri për “fisnikërinë” e vendimeve të tilla.
Genci, në deklaratën e vet mundohet të fus përçarje edhe brenda Forumit, por se si ne respektohemi dhe si bashkepunojmë më së miri e kanë vlerësuar banorët e Malësisë dhe diaspora, të cilët na kanë shperblyer, duke na besuar pushtetin apsolut edhe për 4 vjet. E ku është në këtë “fisniku Nimanbegu”?
Por le të kthehemi te faktet dhe të shohim se kush gënjen dhe kush e thotë të vërtetën.
Gjithçka e dëshmon këtë, që nga Marrëveshja e Koalicionit, deri te të gjitha takimet dhe marrëveshjet, madje edhe nënshkrimet, nga dhjetori e në vazhdim.
Edhe me këtë rast dua ta citoj shkrimin nga data 20. 12. 2022, të nënshkruar nga Genci Nimanbegu, ku thuhet se “kryesia e Forcës propozon që të behet dorëzimi i mandatit të deputetit nga Forca te Forumi Shqiptar gjatë seancës pranverore, sepse kjo Qeveri do të mbetet deri në vjeshtë të 2023” e që është vertetuar edhe me përfundimet nga takimi më 05. 01. 2023., ku, në pikën 2 thuhet se „Genci Nimanbegu këtë do ta bëj publikisht në medie gjatë muajit shkurt, respektivisht gjatë fushatës parazgjedhore në Tuz.
Në vend të kësaj, në zgjedhje në Tuz, Forca i bashkëngjitet Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës, në mënyrë që të damtojnë Forumin Shqiptar, por e fitojnë përgjigjen e vertete, sepse një ministër dhe një deputet i vetëshpallur fitojnë diçka pak më shumë se 150 vota.
Në fund të rikujtoj edhe njëherë, edhe një fakt nga takimi ynë i fundit në Tivar, më 9 mars, kur gjoja po e shtynte dorëhqjen për më 16 mars, me qëllim që dikuj tjetër të mos ia mundësojë të mbështes Qeverinë (?!), dhe duke e kuptuar një alibi të tillë ia kam ofruar të nënshkruaj dorëheqjen dhe të vendos datën pas 16 marsit, e që nuk ka pranuar, me çka më ka bindur se do t’i mbetet besnik praktikës së vet, të mashtrojë të gjithë partnerët e vet.
Që nga ajo ditë, kur ai “premtoi me vendosmëri” se do të jepte dorëheqjen më 16 mars, ai nuk u është përgjigjur thirrjeve apo mesazheve. Megjithatë, kur u pyeta nga mediet për të komentuar këtë çështje, unë refuzova të komentoja, duke e lënë për datën 16, sepse disi doja të besoja se ai këtë do ta bënte për vete, për hir të pasqyrës, për hir të fëmijëve të tij, dhe se do të respektonte fjalën e dhënë-Besën, të cilën e dha më 16 dhjetor, kur përballë Nik Gjeloshaj, në Hilton, më përgëzoi për mandatin tim “nga e marta”, më 20 dhjetor, e kur, në vend të dorëheqjes na erdhi shkresa veç e cituar.
Kaq sa i përket kush gënjen dhe kush thotë të vërtetën, kush punon me ndershmëri dhe kush bën tregti me përfitime politike. Nimanbeu, për mandatin parlamentar, do të kishte mashtruar edhe nënën e vet. E gëzoft mandatin e tij, së bshku me fytyrën e humbur shumë kohë më parë, kur mashtroi Vasel Sininishtaj, Zana Sarvan dhe Mehmet Zenkën…

Kumtesë për media

The post Nikollë Camaj:Kur mashtruesi pretendon të paraqitet si shpetimtar! appeared first on Kreu.

Related posts

Qytetarët e Maqedonisë për një vjet kanë harxhuar 156,2 milionë euro në blerje “online”

admin

BDI dhe Fronti Europian e përshëndet përkushtimin e SHBA-ve për të ardhmen europiane të RMV-së

Gjyla Halili

Mexhiti: Nga viti 2025, do të ketë vetëm një pikë kontrolli në kufijtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Gjyla Halili

Leave a Comment