AKTUALE

Gjeloshaj godet hipokrizinë e Nimanbegut

Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka goditur Genc Nimanbegun për hipokrizinë e tij, duke ia evidentuar të pavërtetat e manipulimet.

Z. Gjeloshaj duke iu drejtuar Nimanbegut, thekson se “të kishe fytyrë e nder dhe moral familjar, duhet të më falenderoni, që pa vota dhe perkrahje nga partia juaj dhe me djersën time dhe të kolegëve te mi jeni bërë deputet, ndërsa ti shpif dhe akuzon, por edhe në këtë rast më së miri tregoni kush jeni dhe çka jeni, definitivisht person i pa ndershëm”.

Postimi i plotë i Gjeloshajt:
Nga fundërrina e pamoralshme dhe rrënacake Genc Nimanbegu nuk pritet tjetër vetëm të pavërteta dhe manipulime për të qendruar edhe ndonjë muaj më shumë në vendin e deputetit në të cilin është plot 14 vite, pa asnjë rezultat konkret për shqiptarët, vetëm duke mashtruar e siguruar privilegje për vetën.

Karrieristi i pa ndershëm është dashur prej në maj, e ateherë në dhjetor të vitit 2022 të jap dorëheqje, ndërsa mbrëmë del me deklaratë se kinse ky paska shpëtuar Malin e Zi nga Serbia dhe Rusia për të mbrojtur mashtrimin e tij. Një gjë e pritur nga mashtruesi i këtij nivelit.
Asnjë lidhje me mosrespektimin e mandatit nuk kanë ngjarjet e fundit politike, por e ndjej si obligim ndaj votuesve me sqarua kush është njeriu më i pa ndershëm dhe manipulator që kam takua në skenën politike.

Për veprimet e tij antishqiptare, që i prezanton kinse me mbrojtë Shqipërinë, në të cilën ka një vit që kërkon takime dhe nuk e pranon askush, sepse e dijnë se kush është dhe çfarë fundërrinët është në pyetje. Për ta mbrojtur postin e deputetit kjo fundërrinë është në gjendje të bëjë gjithçka, edhe në aktet më të ulta të pamoralshme.

Mandatin në zgjedhje parlamentare e kam fituar unë, si bartës i listës, ku për shkak se kam vendosur mes dy funksioneve, deputet apo kryetar komune, ju kemi lëshuar juve që postin e deputetit ta ushtroni për dy vite, duke besuar se nuk jeni kaq mashtrues dhe i pamoralshëm. Të kishe fytyrë e nder dhe moral familjar, duhet të më falenderoni, që pa vota dhe perkrahje nga partia juaj dhe me djersën time dhe të kolegëve te mi jeni bërë deputet, ndërsa ti shpif dhe akuzon, por edhe në këtë rast më së miri tregoni kush jeni dhe çka jeni, definitivisht person i pa ndershëm.

Aktet e fundit antishqiptare, me largua shqiptarët nga vendimmarrja e për të kthyer pro-rusët do të shihën shumë shpejt, për dy – tre muaj do të jetë e qartë pse ai i bëri aktet e fundit në parlament dhe për llogari të kujt, e unë ju them me përgjegjësi të plotë se i bëri në sherbim të atyre për të cilët na akuzon neve, por këtë ai nuk e ka bërë pa kompenzim…

Ai thotë se kinse paska thirrur e ndikuar në Marashin Dukaj me dal nga mbledhja e qeverisë mos me përkrahë marrëveshjen me Kishën Serbe, veç të pafytyrët mundën me shpif kështu, apo harron se po ai bëri marrëveshje vëllazërore e ideologjike me përkrahësin më të flakët të Kishës Serbe, Fatmir Gjekën.

Çka ke avancuar ti për shqiptarët e çka unë e tregojnë qytetarët përmes votave më së miri, ku pothuajse e ke sjellur Forcën në shuarje, e ndoshta të “shpëton” Fatmir Gjeka me Kishën Serbe, për të cilën edhe e luajte këtë lojën e fundit per t’i sjellur pa ndikim nga të tjerët në pushtet përkrahësit e tyre dhe te minimizoni ndikimin e shqiptarve në Mal të Zi.

Ju betohem se ky person për të mbrojtur karrigën është në gjendje gjithçka të bëjë, unë nuk do të ulëm në nivelin e tij të edukatës së ulët familjare të shkruaj për bisedat private dhe kërkesat e tij, por do të ndali me kaq dhe betohëm se këtë fundërrinë do e çoj në historinë politike të shqiptarëve.

Për të demaskuar këtë tradhëtar e fundërrinë, Ju lutëm të shikoni fotot me poshtë nga shkresat zyrtare të datave 22 dhjetor 2022 dhe 5 janar, apo ndoshta edhe ateherë e kan ndal rusët e serbët këtë fundërrinë të respektojë nënshkrimin e vetë.

NGJ

Related posts

11 fakte rreth ditës historike të Pavarësisë së Kosovës

Gjyla Halili

E quajti vendin e saj “Maqedoni”, DASH reagon ndaj presidentes së re: SHBA-ja mbetet e vendosur për marrëveshjen e Prespës

Gjyla Halili

Derivatet e naftës me çmime të reja në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Leave a Comment