AKTUALE

Rrogat minimale nëpër botë, ja si radhitet Shqipëria dhe Maqedonia (TABELA)

Banner

Qëllimi i pagës minimale është të vendosë një nivel bazë të të ardhurave për punëtorët në një vend të caktuar. Idealisht, është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat bazë si ushqimi dhe strehimi, por kjo nuk është gjithmonë një garanci.

Për të parë se si ndryshon paga minimale në të gjithë botën, VisualCapitalist i ktheu të dhënat e Picodi në një infografik që përfshin të dhëna për 67 vende që nga janari 2023.

Në renditje është përfshirë edhe Maqedonia, Shqipëria por duhet pasur parasysh se të dhënat i referohen rritjes së fundit të pagës minimale, e cila është bërë këto ditë dhe e cila do të fillojë të aplikohet me pagat e marsit që do të paguhen në prill. Kosova nuk është e përfshirë në këtë listë.

Megjithatë, edhe pa këtë rritje, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e lartë të 12-të sipas përqindjes së rritjes së pagës minimale gjatë vitit të kaluar, e cila mund të shihet në tabelën e mëposhtme.

Për krahasim, në të njëjtën periudhë paga minimale në Serbi është rritur me 14,2 për qind, në Shqipëri me 12,9 për qind, në Slloveni me 12,6 për qind, në Kroaci me 11,9 për qind dhe në Bullgari me 9,3 për qind. Duhet pasur parasysh se në renditje nuk merren parasysh normat e inflacionit.

Kliko për të ndjekur të dhënat e plota: VisualCapitalist

Banner

Related posts

Ish-kryeprokurorja speciale maqedonase dhe njëri nga kandidatët për president në Listën e Zezë Amerikane

Gjyla Halili

Sylejmani me udhëheqësin e shqiptarëve Ali Ahmeti dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani

admin

Gashi: Rrezik i lartë i largimit të policëve nëse Qeveria nuk i merr seriozisht kërkesat e tyre

admin

Leave a Comment