AKTUALE

U miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim shëndetësor dhe Ligjit për barna dhe mjete mjekësore

Banner

Në ditën e parë të Seancës së 106-të, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim shëndetësor dhe Ligjit për barna dhe mjete mjekësore.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, me procedurë të shkurtuar, u miratua njëzëri, me mbështetjen e 81 deputetëve.

Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete mjekësore, me procedurë të shkurtuar, votuan 82 deputetë.

Kuvendi dje miratoi edhe kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 66 të Ligjit për buxhete, të parashtruar nga deputeti Bedri Fazli.

Në kuadër të Seancës së 106-të është verifikuar edhe mandati i deputetit të ri Remzi Memedi, i cili vjen në Kuvend nga lista e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në Njësinë e Pestë Zgjedhore. Memedi hyn në Parlament pas konstatimit të dorëheqjes së deputetit të mëparshëm nga e njëjta listë zgjedhore, Surija Rashidi.

Dje, gjithashtu, Kuvendi me 81 vota “për” miratoi vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë.

Banner

Related posts

“Shumica e deputetëve shqiptarë, përcaktuese në zgjedhjen e Presidentit të Maqedonisë së Veriut”/ Osmani: Koha t’i tejkalojmë kufijt etnikë…

Gjyla Halili

“Personalisht nuk kam komunikuar”! Bekteshi: Grubi ka qenë eksponent kryesor i BDI-së, askush nuk mund t’ia mohojë askujt të komunikojë me të, qoftë edhe nga BDI-ja

Gjyla Halili

Saliu: Themeli, kulmi, betoni, çatia, oxhaku i BDI-së është Ali Ahmeti

admin

Leave a Comment