SHQIPËRI

Rama: Për pasaportat e arta, presim vendimin e Gjykatës Europiane! Nga amnistia nuk heqim dorë, vazhdojmë punën me ekspertët

Kryemininistri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi foli për pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale, dy çështje që janë kritikuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian.

Rama tha se për pasaportat pritet vendimi i Gjykatës Europiane.

“E kemi pezulluar deri kur kur të sqarohet qëndrimi nga Komisioni Europian. Ka një çështje në Gjykatën Europine. Nëse do të vendosë kundër pasaportave të arta, kjo është çështje e mbyllur. Nëse vendos pro, secili vend bën zgjedhjen e vet”.

Për amnistinë fiskale, Rama theksoi se ka të njëjtin qëndrim.

“Kemi folur dhe për amnistinë fiskale. Qëndrimi ynë është i ditur. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjesht se kjo nuk është gjë e mirë në parim. Kemi arsyet tona të mendojmë se kjo është gjëja e duhur. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët”.

Më herët, Komisioni Europian ka paralajmëruar se aplikimi i pasaportave të arta mund të sjellë sërish regjimin e vizave për vendet që e aplikojnë, duke ngritur shqetësimin se se “skema të tilla mund të nxisin migracionin e parregullt në BE, si edhe të minojnë masat për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.

Organizmat ndërkombëtarë kanë ngritur shqetësimin edhe ndaj amnistisë fiskale, duke nënvizuar rrezikun e pastrimit të parave.

“Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE dhe Manival mund të vërë në rrezik ecurinë në këtë fushë dhe fushën e pastrimit të parave”, thuhej në Progres raportin e Komisionit Europian, që u publikua në tetor të vitit të kaluar.


Top Channel

Related posts

Lidhjet e Vuçiqit me botën e krimit, gazetari i New York Times nxjerr detajet

admin

Një tjetër incident në bregdetin e Shëngjinit, pushuesi nga Kosova rrezikon të mbytet

admin

Përfshihet nga flaka një banesë në Ulqin, dyshohet se ishte me banues nga Kosova

admin

Leave a Comment