AKTUALE

Shkencëtarët bëjnë hap të rëndësishëm në zgjidhjen e misterit: Nga erdhi uji në tokë?

Shkencëtarët kanë bërë një hap drejt zgjidhjes së një prej mistereve më të mëdha të tokës: Atij se nga ka ardhur gjithë sasia e ujit që ndodhet në planetin tonë?

Duke ditur se 71 për qind e tokës është e mbuluar me ujë, shkencëtarët ende nuk e dine plotësisht se si ka ardhur uji dhe pse ka kaq shumë. Megjithatë, sipas The Independent, tani studiuesit kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt marrjes së një përgjigjeje, duke përjashtuar një nga shpjegimet më të zakonshme që kemi dëgjuar: Atë që uji ka ardhur në tokë nga meteoritët.

Mësohet se shkencëtarët kanë analizuar meteoritët që kishin lundruar në hapësirë që nga formimi i sistemit diellor rreth 4.5 miliardë vjet më pare, dhe kanë zbuluar se ata kishin përmbajtje jashtëzakonisht të ulët uji – në fakt, ishin aq të thatë sa kishin më pak ujë se pothuajse çdo gjë që është studiuar ndonjëherë në hapësirë.

“Ne donim të kuptonim se si planeti ynë arriti të mbushej me ujë sepse nuk është plotësisht e qartë,”- ka thënë asistent profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Maryland, Megan Newcombe.

Raportohet se gjetjet e fundit janë botuar në detaje në revistën Nature.

Related posts

Kryeministri Rama: Paga minimale shumë shpejt do të jetë 40 mijë lekë në sektorin privat dhe publik

admin

Një lajm tjetër i madh për qytetarët e Komunës së Plavës, Gjeloshaj siguron 27 milion euro buxhet për vitin 2025

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Të zbardhet sa më shpejt sulmi ndaj Dr. Shahinit, drejtësia duhet të veprojë menjëherë

Gjyla Halili

Leave a Comment