SHQIPËRI

Pezullohen pasaportat e arta/ Premtimi i Ramës për drejtuesit e lartë të BE

Përfaqësuesit të Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell  si dhe Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi, bashkë me kryeministrin Edi Rama, bashkë-drejtuan mbledhjen e  dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit.

Josep Borrell tregoi një prej dakortësive të arritura me kryeministrin Rama nga kjo mbledhje.

“E përdorim këshillin e stabilizim asociimit për të shqyrtuar  çfarë është bërë, ku ka nevojë për përpjekje dhe çfarë mund të bëjmë. Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qartë të Shqipërisë. Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që nuk do të bëhet miratimi i pasaportave të arta”, tha Borell.

Për pasaportat e arta, edhe kryeministri Edi Rama bëri këtë koment.

“E kemi pezulluar deri kur kur të sqarohet qëndrimi nga Komisioni Europian. Ka një çështje në Gjykatën Europine. Nëse do të vendosë kundër pasaportave të arta, kjo është çështje e mbyllur. Nëse vendos pro, secili vend bën zgjedhjen e vet”, tha Rama.

Ndërsa për rezervat  e BE për amnistinë fiskale kryeministri Edi Rama nuk bëri hapa pas.

“Kemi folur dhe për amnistinë fiskale. Qëndrimi ynë është i ditur. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjeshte se kjo nuk është gjë e mirë në parim. Kemi arsyet tona të mendojmë se kjo është gjëja e duhur. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët”, u shpreh Rama.

Ndërsa Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, u shpreh se ai shpresonte që në gjysmën e dytë  të këtij viti do të  ketë  zhvillime të mëdha në rrugëtimin e Shqipërisë në BE.


Top Channel

Related posts

Bisedimet Shqipëri-Greqi/ Klima pozitive, pritet vetëm dhënia e lejes nga dy presidentët

admin

“Të lirohet ish-anëtari i UÇK”, protestë në Tiranë nga lëvizja atdhetare “Krahët e Shqipes”

admin

Daçiq: Mbi 100 shqiptarë punojnë në OKB në emër të Serbisë

admin

Leave a Comment