SHQIPËRI

Thirrje në Kuvend: Lironi lehonën/ Reagojnë deputetët nga PD dhe PS për skandalin e Shkodrës

Pas dy muaj kaos me bllokimin e foltores, e plot zhurmë bilbilash, parlamenti i është kthyer normalitetit.

Seanca plenare shënoi një pjesëmarrje të ulët nga deputetët e opozitës dhe ata të PS. Megjithatë lajmi i mirë është se deputetët sollën në parlament dy ngjarje me interes publik.

Demokratja Dhurata Çupi ngriti në parlament shqetësimin se si mund të çohet të burg një grua e cila sapo kishte lindur një fëmijë.

“Duhet të ndryshohet rendi i ditës, është burgosur një nënë lehonë, padrejtësisht. Ligji e parashikon që një nënë si ajo nuk duhej që të dënohet me burg, por të pezullohet dhe shtyhet dënimi. Shpresoj që të jemi të gjithë dakord që të bëjnë një seancë me debat për këtë ngjarje”, tha Çupi.

Shqetësimit të Dhurata Çupit iu bashkua Elisa Spiropali ministre për marrdhëniet me parlamentin.

“Nuk prita ditën e Kuvendit për të bërë politikë, reagova që dje. Diana Bahçja duhet të lirohet menjëherë, gjykatësi duhet ta lirojë sot edhe jo nesër. Dhe unë nuk kuptoj se cila gjykatë arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet si ILD, po tani edhe KLGJ të përshpejtojnë procedurat të bëjë të mundur që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë pranë fëmijës së saj”, tha Spiropali.

Taulant Balla kreu grupit parlamentar socialist, duke folur për projektligjin me disa ndryshime në kodin rrugor që kërkon 84 vota, mori si shembull të nevojës për këto ndryshime, aksidentin fatal të disa ditëve më parë me tre viktima.

“Jepeni votën për Kodin Rrugor. Se për turpin tonë po ta kishim miratuar Kodin Rrugor nuk do kishte ndodhur ai aksident me tre të vdekur. Sepse me parashikimet që ka në Kod, nuk i lehej ajo lloj makine atij djali të ri. Me Kodin e Ri rrugor nuk i lejohet një djali të ri që sapo merr patentën të ecë me shpejtësi mbi 80 km/h”, tha Balla.


Top Channel

Related posts

Berisha dhe Meta i bashkohen protestës së opozitës para parlamentit

admin

Foto/ Dorian Duçka krah për krah me djalin e ish-kryeministrit Berisha

admin

Yuri Kim dhe Edi Rama u angazhuan në shkatërrimin e opozitës”/Berisha: Apeli ka vetëm një alternativë më 3 mars

admin

Leave a Comment