SHQIPËRI

Rama: Për pasaportat e arta, presim vendimin e Gjykatës Europiane! Nga amnistia nuk heqim dorë, vazhdojmë punën me ekspertët

Banner

Kryemininistri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi foli për pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale, dy çështje që janë kritikuar vazhdimisht nga Bashkimi Europine.

Rama tha se për pasaportat fiskale, pritet vendimi i Gjykatës Europiane.

“E kemi pezulluar deri kur kur të sqarohet qëndrimi nga Komisioni Europian. Ka një çështje në Gjykatën Europine. Nëse do të vendosë kundër pasaportave të arta, kjo është çështje e mbyllur. Nëse vendos pro, secili vend bën zgjedhjen e vet”.

Për amnistinë fiskale, Rama theksoi se ka të njëjtin qëndrim.

“Kemi folur dhe për amnistinë fiskale. Qëndrimi ynë është i ditur. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjesht se kjo nuk është gjë e mirë në parim. Kemi arsyet tona të mendojmë se kjo është gjëja e duhur. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët”.


Top Channel

Banner

Related posts

KQZ shpall rezultatet/ PS drejt fitores në tre bashki

admin

Rama i përgjigjet akuzave dhe kritikave: Ata që shajnë për draft-Statutin e kanë një frikë

admin

42-vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni/ Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Tokyo

admin

Leave a Comment