AKTUALE

Qeveria britanike pritet të ndalojë përdorimin e TikTok në kabinetin e saj

Qeveria britanike pritet që të ndalojë TikTok-un nga celularët e punës në kabinetin e saj. Ministri Oliver Doëden do të bëjë një deklaratë në Parlament këtë pasdite ku edhe pritet që të konfirmojë ndalimin e aplikacionit në pronësi të një kompanie kineze.

Kujtojmë se aplikacioni ka qenë së fundmi nën kontrolle gjithnjë e më të shpeshta mbi sigurinë dhe privatësinë e të dhënave.  Kjo pasi ekziston shqetësimi se mund të përdoret për të promovuar pikëpamjet pro-Pekinit ose për të mbledhur të dhëna të përdoruesve.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Belgjika dhe Komisioni Europian kanë vendosur tashmë ta ndalojnë TikTok-un në pajisjet e punës.

Banner

Related posts

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

admin

Kasami: Punësimet e reja bëhen me parimin e e përfaqësimit të drejtë

Gjyla Halili

VLEN: Fronti Europian po shembet nga gënjeshtrat e Ahmetit

Gjyla Halili

Leave a Comment