Këtë të enjte në Tiranë po zhvillohet takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.
Të pranishëm në takim dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi.
Kjo është mbledhja e dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizim-Asociimit.
Pas mbledhjes së Këshillit, kryeministri Rama, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell Fontelles si dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ekziston dhe Këshilli i Stabilizim Asocimit, ku BE-ja dhe vendi i asociuuar analizojnë zhvillimet në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Zakonisht të gjitha takimet e këtij Këshilli zhvillohen në Bruksel apo në Luksemburg. Kjo është hera e parë që takime të tilla zhvillohen në Tiranë dhe në Shkup.
Top Channel