SHQIPËRI

Mbledhja e grupit socialist/ Rama: Kujdes, janë zgjedhje ndryshe! Delikate po ashtu edhe politike

Nën drejtimin e Edi Ramës mbledhja e grupit parlamentar socialist u fokusua tërësisht në përgatitjen për fushatën elektorale të 14 Majit.

Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar një angazhim maksimal të gjithë deputetëve duke bashkëvepruar me drejtuesit politik të PS në qarqe.

Edi Rama i tha grupit parlamentar se këto janë zgjedhje ndryshe, zgjedhje delikate po ashtu edhe zgjedhje politike.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga kjo mbledhje raporton se , sikurse edhe në mbledhjet e shkuara të kryesisë socialiste, drejtuesit politik kanë prezantuar sondazhet matëse të popullaritetit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarët për këshillat bashkiak.

Do të jete kryesia socialiste me 25 Mars nga ku do të miratohen kandidatët socialist për garën e 14 Majit.


Top Channel

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Anëtarësimi në BE përforcon ekonominë dhe standardin jetësor, duhet patjetër të ndodh

admin

“Fushatë me kosto të ulët”/ Veliaj: Paratë që jep KQZ do t’ia kthejmë komunitetit me investime

admin

PD i ikin aleatët para zgjedhjeve/ Opozita e përçarë dhe më kandidatë të ndryshëm më 14 maj

admin

Leave a Comment