AKTUALE

Koncerti i Filharmonisë së Kosovës në New York

Në 16 shkurt në sallën e AMC HALL u zhvillua Koncerti i Filarmonisë së Kosovës me titull Hyland Peace Mass nën dirigjimin e maestros z. David Hayes, përfaqësues i Shoqërisë Korale dhe Orkestrës së New-York. Në këtë koncert prej gati 800 veta, ishin pjesëmarrës ambasadori amerikan, presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ministrja e jashtme e Kosovës, znj. Donika Gërvalla, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit Clinton, z. Christopher Hyland, lobuesi i çështjes së Kosovës në SHBA, z. Jim Xhema, ambasadorë të tjerë të shteteve të huaja, ministra, e personalitete të ndryshme të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Federates Panshqiptare e Amerikes Vatra.
Koncerti u sponsporizua nga lobuesi më i madh i çështjes shqiptare në SHBA z. Jim Xhema dhe u organizua
nën udhëheqjen e kryetarit organizativ z. Naim Dedushaj nga Rrjetiti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe Federates Panshqiptare e Amerikes Vatra dhe UBT- Universiteti i Biznesit dhe Teknologjise .

Banner

Related posts

Kurti për protestat e studentëve në Maqedoni: Nuk mund të flas, kemi deputetin tonë atje

Gjyla Halili

Mexhiti nga Çarshia e Vjetër: Bashkëbiseduam me tregtarë dhe gastronom të ndryshëm, ndryshimi ia VLEN

Gjyla Halili

Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Gjyla Halili

Leave a Comment