“E pranoj fajin dhe i kërkoj falje edhe familjes edhe publikut”, ka thënë sot në Gjykatën e Velesit, shoferi i cili më 17 dhjetor të vitit të kaluar ka shkelur 11-vjeçaren, njofton bild.mk .
I akuzuar për këtë aksident trafiku është Angelçe Nikollov (30).
Prokurorja Sllavica Temellkovski ka kërkuar nga gjykata që të merret parasysh fakti se Nikollov paraprakisht është dënuar dy herë për vozitje në gjendje të dehur dhe se dy ditë është fshehur nga organet e rendit.
Shpallja e aktgjykimit është caktuar për të premten.
Natën e kobshme, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Boris Trajkovski” në Veles, ku me veturë “Mercedes” ai ka goditur vajzën dhe nënën e saj.
Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nëna ka pësuar lëndime trupore.
Më pas shoferi është larguar nga vendi i aksidentit dhe dy ditë më vonë u denoncua vetë në polici.
Avokati i familjes së dëmtuar, Janaki Mitrovski, ka kërkuar nga Prokuroria të hetojë se kush e ka fshehur Nikollovin për dy ditë.
“Përfundoi gjykimi për Angelço Nikollovin në Veles, i cili vrau 11-vjeçaren Magdalena Ivanova. Ai e ka pranuar krimin, janë paraqitur provat. Në fjalën e tij hyrëse, në vend që të përqendrohej tek i akuzuari, prokurorja Sllavica u përpoq të më ofendojë në mënyrë skandaloze, duke iu referuar faktit se nuk ka asnjë ndjekje penale për fshatarët që e fshehën, si dhe për bashkëudhëtarët që u kthyen në vendngjarje dhe nuk kanë dashur të zbulojë identitetin. Automjeti u gjet për shkak të regjistrimit të humbur, po të mos kishte ndodhur ashtu?! Kështu prokurorja Sllavica tha se Prokuroria nuk merret me thashetheme dhe as institucion Facebooku, duke aluduar qartë për alarmimin tim përmes rrjeteve sociale. Vetëm respekti për gjyqtaret Gabriela dhe Valentina, që janë gjyqtare të shkëlqyera, më pengoi të reagoj ashtu siç di, sepse kam vendosur prej kohësh që nuk do të lejoj askënd të më shkelë. Dhe nëse kolegia prokurore do të ishte përqendruar në këtë çështje aq sa unë dremis në rrjetet sociale, mbase nuk do t’i kalonte pa vërejtur klasifikimi i gabuar i lëndimeve për nënën e fëmijës, ku mjeku me dy fraktura i cilëson si lëndime fizike dhe jo lëndime të rënda trupore. Për shkak të mosveprimtarisë së prokurores Sllavica kam bërë kallëzim penal të cilin për gabim tim do ta saktësoj pasnesër me datë 17.03, kur është paraparë edhe shpallja e dënimit që do ta ketë i pandehuri që është caktuar në ora 12:00”, ka shkruar Mitrovski në Facebook. / bild.mk