AKTUALE

Në Komunën e Tetovës shqyrtohen projektet ideore për rikonstruksionin e sheshit

Komuna e Tetovës zhvillon ide afatshkurte afatgjate për ndërrimin e pamjes dhe funksionalitetit të sheshit, paralajmëroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami pas seancës së sotme të Këshillit.

Me një ekspert nga Turqia sot janë shqyrtuar disa variante të projekteve ideore dhe dizajni i pjesës qendrore të qytetit, me theks të veçantë në sheshin “Iliria”. Qëllimi është model më adekuat i komunikimit në atë pjesë të qytetit.

“Zgjidhja afatgjatë është rreth mundësisë së infrastrukturës së trafikut nëntokësor. E gjithë sipërfaqja e sheshit duhet të jetë në të mirë të qytetarëve dhe banorëve. Këtë pjesë na e prezantoi arkitekti nga jashtë, jemi duke punuar për një zgjidhje përfundimtare që të shkojmë në hapin tjetër të përgatitjes së projektit final, i cili me siguri do t’u prezantohet qytetarëve dhe do të shkojmë të gjejmë një strukturë financiare, sesi do të financohet reailzimi. Sa i përket zgjidhjes afatgjatë, ekzistojnë dy opsione – njëra është vetëm për infrastrukturën e trafikut nëntokësor dhe ajo mbitokësore për këmbësorët për qytetarët. Opsioni tjetër është të shihet mundësia e parkimit nëntokësor në pjesën e sheshit. Nëse ka një zonë këmbësore nga sheshi, po shqyrtohet edhe mundësia e shtrirjes së saj deri në stacionin e trenit. Zonë këmbësorike në mes dhe në të dy anët e rrugës për mjetet e udhëtarëve”, theksoi Kasami.

Për zgjidhjen afatshkurte, komuna bashkëpunon me studentët dhe profesorët e arkitekturës së dy universiteteve.

“Zgjidhja afatshkurte është në pjesën e rregullimit të pajisjes urbane, që të ketë më shumë përmbajtje atje për të gjithë banorët e qytetit, që të mund ta përdorin sheshin. Ato punohen së bashku me programet studimore të arkitekturës në kuadër të Universitetit të Tetovës, si dhe në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore, ku janë formuar dy grupe të studentëve dhe profesorëve dhe i presim idetë e tyre që të rregullohet më shpejtë shesi”, theksoi Kasami.

Sheshi i Tetovës është ndërtuar pas një pune pesëvjeçare në vitjn 1970, ndërsa pamjen aktuale e ka nga viti n2008. 

Related posts

28-vjeçari nga Tetova mashtroi një 14-vjeçare!

admin

Jepen 42 vendime pune në çerdhen “Rinia”, lista e pritjes për regjistrim në çerdhe le t’i ngelet të kaluarës!

Gjyla Halili

Dy muaj pritje për një pasaportë

Gjyla Halili

Leave a Comment