AKTUALE

Nga Kalaja e Sellcës heroike sot jehoi fuqishëm mesazhi i Ansamblit shtetëror shqiptar “Gurë e besë me i v’nu Kalasë”

Banner

Në praninë e personaliteteve të shquara nga jeta publike, përfaqësuesve të familjeve të dëshmorëve, veteranëve të luftës, përfaqësuesve të ekzekutivit në krye me liderin Ali Ahmeti, u shënua 22 vjetori i krismave të para në Sellcë nga Brigada 112 “Mujdin Aliu”.

Manifestimi “Pranvera e dinjitetit” nisi me himnin e intonuar nga këngëtarët e ansamblit! Vallëtarët shkëlqyen me vallen e paqes ndërkaq paraqitje dinjitoze pati lajmëtari i lirisë: instrumentisti i ansamblit Remzi Matoshi! Mesazh i fuqishëm në këtë ditë historike u dha përmes intepretimit në grup nga këngëtarët: Salajdin Miftari, Nexhat Suma, Jetmir Rexhepi, Agron Kalisi, Kastriot Latifi, Besarta Murtezani, Era Azemi e Zekirija Lamallari të cilët në formë të veçantë sollën këngën e njohur “Zakon burri e ka pas”! Mikëpritja e ngrohtë nga publiku dhe fjalët vlerësuese nga të pranishmit ishin dëshmi e paraqitjeve plot përkushtim dhe pasion të ansamblit tonë në ngjarje të tilla të rëndësisë kombëtare! Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e lirisë! Kujtim e përkulje për ata të cilët çdoherë do ti kujtojmë me këngë e valle të cilat do të reflektojnë amanetin që lanë për sot dhe brezat që vinë!

Banner

Related posts

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Gjyla Halili

Fall’s biggest fitness trend would make rocky proud

admin

Mbyllet Lista e Votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë

Gjyla Halili

Leave a Comment