SHQIPËRI

Vendimi i ndikuar politikisht/ Alibeaj: Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimmarjes së KQZ-së në lidhje me pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje. 

Ai është shprehur që vendimi i marrë nga Komisioneri i Zgjedhjeve është i ndikuar politikisht me qëllim që të zgjasë regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Çdo iniciativë aspak ligjore që niset për të penguar rrugën e PD-së, nuk do të jetë efektive sipas tij.

Postimi i plotë:

Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet. Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së! Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!


Top Channel

Related posts

Vuçiq gjatë takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Koha që Kosova ta themelojë Asociacionin

admin

PS çon një pjesë të buxhetit për fushatën zgjedhore për mbjellje pemësh, reagon Celibashi

admin

KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ankimon vendimin në KAS

admin

Leave a Comment