SHOWBIZ

Gjen shërimin te noti/ 73-vjeçari në Vlorë zhytet çdo ditë në det

I sëmurë prej 20 vitesh  nga astma, Lavdosh Melasi gjeti shpëtim te noti në det.

Me një problem të tillë kronik, 73-vjeçari nuk e besonte kurrë që pikërisht deti dhe noti do të bënin që pompën e astmës ta largonte nga jeta e tij!

Ka qenë një i moshuar greko- amerikan i cili ka pasur po të njëjtën sëmundje dhe ai ja ka rekomanduar notin në det. Dhe që prej 30 vitesh Lavdoshi nuk i është ndare detit asnjë ditë.

“Kam mëse 30 vite që bëj plazhin për çdo ditë sigurisht në kohë të keqe nuk futem. Brenda një jave unë kam hedhur pompën poshtë, kam pirë paketa të tëra dhe nuk më iku. Me një javë not, një metër kam bërë ditën e parë dhe kam filluar gradualisht”, tha ai.

I moshuari ia rekomandon notin të gjithëve për një shëndet më të mirë.

“Kam pasur probleme më ndihmoi dikush. Do të rekomandoja të merrnin fëmijët dhe gjyshërit. Është kënaqësi, sikur vetëm këmbët të fusësh në det”, u shpreh ai.


Top Channel

Related posts

Gripi rrit rrezikun e Ishemisë me 40%, kurat natyrale si të trajtoni vVirozat

admin

Alketa Vejsiu nuk lëshon rrugën vajzave të reja, paraqitja e saj befason

Gjyla Halili

Si të parandaloni ngrirjen e tubave në dimër?!

admin

Leave a Comment