SHOWBIZ

“Të urojmë fitore”, mbi 10 mijë kinezë brohorasin për Luizin në eventin e sipërmarrësit të suksesshëm shqiptar

Modeli dhe sipërmarrësi shqiptar i suksesshëm në Kinë, Rolando Lekaj tashmë është kthyer në fans të konkurrentit të Big Brother VIP, Luiz Ejllit.

Në një prej eventeve të tij me praninë e mbi 10 mijë personave, Lekaj i uroi fitoren e spektaklit Luizit.

“Kur kemi kohën e lirë e shohim në shtëpi, si veri si jug ne një jemi dhe duhet ta duam shumë njëri-tjetrin, meqë është verior ndihem më i përfaqësuar, thashë, besoja se do të dilte diçka e bukur, nuk është pak me mbi 10 mijë persona”, tha modeli në një lidhje me skype në Shqipëria Live.

Në videon e postuar në rrjete sociale, ku shikohen mbi 10 mijë fansa që brohorasin për Luizin.

“Të urojmë fitore nga Kina me Luanin”, shkruhej në videon e postuar në rrjete sociale.