Kryeministri Edi Rama ka folur shkurtimisht edhe për media nga Elbasani, ku edhe një herë ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Verës.
Rama tha se është rritur paga minimale, por nuk la pa përmendur edhe premtimin për pensionistët, ku u shpreh se do të shpërndahet edhe një mbështetje për ta, menjëherë pasi të mblidhet kësti i parë në prillë nga taksa e jashtëzakonshme.
“Është një ditë që lajmëron pranverën dhe u uroj të gjithëve një rikthim të mbarë në ditët me diell dhe në sitën që sjellin më shumë optimizëm, por nqë Shqipërinë turistike sjell dhe më shumë ekonomi. Më vjen mirë që pikërisht që në prang të kësaj stine kemi lajm të irë pë rata që punojnë duke filluar nga paka minimale, që përtej programeve elektorale dhe përtej parashikimeve ëhstë e mundur që të ngrihet në 40 mijë lekë dhe vendimi është marrë.
Po ashtu kemi gati dhe projektvendimin që nuk do ketë më tatim fitimi për pagën deri në 50 mijë lekë. Sot me pagën minimale të riparë shkojmë në një pozicion më të mirë në rajon duke lënë pas disa vende. Shpresoj që kjo verë të sjellë dhe lajmin e shumë pritur për ezervën e naftës që do na japi një frymarrje të re.
Dua të uroj pensionistët dhe t’u them se përtej të gjitha thashethemeve, të përditshme të politikës dhe mediave, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’u shpërndarë një tjetër mbështetje speciale por siç e kemi thënë kësti i parë në prill dhe do të shikojmë menjëherë sesi kryesorja në administrimin e atyre të ardhurave do të jenë për pensionistët.
Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë dhe mbi të gjitha me sa më shumë dritë sidomos në mendje dhe në zemrat tuaja” tha Rama ndër të tjera.