SHQIPËRI

Dita e Verës, Begaj: Stina të jetë burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar! Rama: Një 14 Mars me këmbë të mbarë

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës.

“Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që stina me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar!”, shkruan Begaj.

Rama uron që ky 14 Mars të nisë me këmbë të mbarë për stinën e re për të gjithë qytetarët.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që më në fund po çel gjethi, ju uroj një 14 Mars me këmbë të mbarë për stinën e re”, shkruan Rama.

Kurse Kryeparlamentarja Lindita Nikolla në urimin e Ditës së  Verës tha se gëzimi i afrimit të stinës së bukur shtohet kur bashkarisht sfidojmë vështirësitë dhe duam më shumë njeri-tjetrin.

“Erdhi Dita e Verës!

Gëzimi i afrimit të stinës së bukur shtohet kur bashkarisht sfidojmë vështirësitë, duam më shumë njeri-tjetrin, u përkushtohemi fëmijëve, mbështesim të moshuarit, ndihmojmë nevojtarët, mundim të keqen, lehtësojmë triumfin e të mirës dhe jetojmë në paqe me njeri-tjetrin, njerëzit që na rrethojnë dhe natyrën. Ju uroj të gjithëve një stinë të bukur, plot jetë e gëzime!”, sipas Nikollës.


Top Channel

Related posts

Zeka: Neza tentoi por dështoi ta mashtojë Ali Ahmetin

admin

Rritet numri i mbytjeve në det nga ataku kardiak – Regjistrohen 49 viktima

admin

Garë me dy trajnerët e njohur, Conte drejt qëndrimit në Angli

admin

Leave a Comment