Një delegacion i Komitetit të Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian sot dhe nesër do të jetë për vizitë pune në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku do të ketë takime me eurodeputetë në prag të publikimit të Projekt-rezolutës së Parlamenti Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2022, njoftojnë nga Kuvendi.
Delegacioni përfshin deputetët Sonja Mirakovska, bashkëkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar dhe anëtarët Zhaklina Llazarevska, Bajram Kadrija, Zhaklina Peshevska dhe Maja Moraçanin.
Sipas programit të vizitës, deputetët do të kenë takime me eurodeputetin Tonino Pitzula, koordinator i Grupit Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve në Komisionin për Politikë të Jashtme, eurodeputetët Thijs Roiten dhe Vladimir Bilčik, anëtarë të Komitetit të Përzier Parlamentar BE – Maqedonia e Veriut, më pas me Andreas Schider, Marion Waltsman dhe Ilhan Kyuchuk, pjesëmarrës në Dialogun Jean Monnet, gjegjësisht në procesin për avancimin e dialogut politik, si dhe me eurodeputeten Irena Joveva, kryetare e grupit joformal Miqtë e Maqedonisë së Veriut dhe anëtare e Komitetit të Përzier Parlamentar, BE – Maqedoni e Veriut.
Gjatë vizitës dyditore është planifikuar takim me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, David McAllister, si dhe takime me lajmëtarët nën hije për Maqedoninë e Veriut në Komisionin për Politikë të Jashtme (AFET), edhe atë Tineke Štrik nga grupi i të Gjelbërve, Stelios Kouloglu nga e majta dhe Matiaj Nemets nga grupi i socialistëve dhe demokratëve.
“Lajmëtarët nën hije, në emër të grupeve të tyre politike, janë përgjegjës për temën dhe luajnë një rol të rëndësishëm në harmonizimin e tekstit përfundimtar të Rezolutës. Përkatësisht, drafti i parë i Rezolutës për Maqedoninë e Veriut nga lajmëtari Ilhan Kyuchyuk do të shqyrtohet në Komisionin për Politikë të Jashtme në fund të marsit, do të votohet në Komisionin në fund të majit dhe në seancën plenare të Parlamenti Evropian pritet të jetë në mesin e qershorit, njoftojnë nga Kuvendi.