Një burrë i dënuar me vdekje prej rreth 25 vjetësh ka marrë së fundmi një tjetër shpresë për jetën, që bëhet në total e shtata.
Richard Glossip ka marrë një shtyrje të datës së ekzekutimit deri në shkurt të vitit që vjen në mënyrë që gjykata të marrë në konsideratë pretendimin e tij të pafajësisë.
Glossip u shpall fajtor për vrasjen e pronarit të hotelit ku punonte Barry Van Treese dhe iu dha dënimi pasi kishte paguar punonjësin e mirëmbajtjes Justin Sneed për ta vrarë.
Sneed i cili ishte dëshmitar kryesor në gjyqet e Glossip, nuk u dënua me vdekje.
Tashmë guvernatori i Oklahoma, Kevin Stitt ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv duke ndaluar ekzekutimin që duhej të kryhej në fund të vitit që shkoi.
Prokurori John O’Connor tha se gjithsesi mbetet i bindur për fajin e të dënuarit: “Pas 25 vitesh, edhe nuk është bërë drejtësi për Barry Van Treese dhe familjarët e tij”.
“Zoti Van Treese ishte në një dhomë të modelit në pronësi të tij kur u vra brutalisht me një objekt të fortë nga Justin Sneed, individi i paguar nga Richard Glossip për të kryer vrasjen”.
Por Glossip ka protestuar prej kohësh për pafajësinë e tij duke i kërkuar gjykatës së Oklahoma të pranojë zbulime të reja të një hetimi të pavarur.
Glossip, tashmë 59 vjeç, ka qenë disa herë vetëm disa orë larg ekzekutimit që prej vitit 2015.
Në një prej rasteve zyrtarët kuptuan se po përdornin kimikatin e gabuar për injeksionin e vrasjes, çka solli një shtyre të të gjitha ekzekutimeve për disa vjet në shtetin e Oklahoma.
Top Channel