SHOWBIZ

Qeni i gjuetisë ‘Orca’ fiton konkurrimin prestigjoz mes rivalitetit të 19,000 pjesmarrësve ‘shumë ngjyrësh’ (fotot)

Qeni i gjuetisë Orca është ngritur në majë të famës botërore për racën e tij, duke fituar në konkurrimin britanik ‘Best in Show’ në Birmingam.

Pronari i tij nga Kroacia, Javier Gonzalez Mendikote, pozonte krenar me qenin e racës ‘Lagotto Romagnolo’ në qendrën e ekzibicionit, ku merrnin pjesë shumë figura të njohura britanike.

I dyti u rendit një tjetër qen gjuetie i quajtur Paris, që zuri një vend në finalen e spektaklit.

Paris është një qen pesëvjeçar irlandez dhe më i madhi në konkurrim, i cili përshkruhej  nga i zoti Amoo si ‘qen shumë i veçantë’.

Më shumë se 19,000 qen morën pjesë gjatë katër ditëve të konkurimit për një nga shtatë vendet në finalen e konkurrimit më të njohur të kafshëve.

Kompeticioni zhvillohet prej vitit 1928, dhe ndahet në disa kategori në ditë të ndryshme.