AKTUALE

Dizeli lirohet për një denarë, benzinat për një denarë më shtrenjtë

Nga mesnata çmimi i dizelit do të ulet për një denarë, ndërsa benzinat për një denarë do të shtrenjtohen, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Sipas KRRE-së, zvogëlohen edhe çmimet e vajit ekstra të lehtë për amvisëritë, për 1,50 denarë, si dhe mazutit për 0,321 denarë. 

Benzina EUROSUPER BS do të kushtojë 95 83, 50 denarë për litër, deri sa EUROSUPER BS do të jetë 98 85,50 denarë, dizeli do të shitet për 77,50 denarë, vaji ekstra për 76,50, ndërsa mazuti për 41,667 denarë për kilogram. 

Me Vendimin e KRRE-së bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,31 për qind krahasuar me vendimin e datës 6 mars 2023.

Siç informon KRRE, çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje në mesatare: tek benzinat për 1,684 për qind, tek dizeli rënie prej 2,149, tek vaji ekstra i lehtë rënie për 3,079 dhe tek mazuti ka rënie prej 0.996 për qind. 

Banner

Related posts

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Gjyla Halili

Nga Parisi në New York për një orë e gjysmë – aeroplani me shpejtësi hipersonike po bëhet realitet dhe do të shkurtojë kohën e udhtimeve në botë

admin

Mickoski merr pjesë në panihidën për 123-vjetorin e vdekjes së Goce Dellçevit

Gjyla Halili

Leave a Comment