AKTUALE

Anulohen fluturimet nga Gjermania, aeroportet në grevë

Aeroportet e Berlinit, Bremenit dhe Hamburgut kanë njoftuar anulimin e fluturimeve komerciale për shkak të grevës së sindikatës Verdi.

“Për shkak të paralajmërimit të grevës së punonjësve të sigurisë së linjave ajrore, nuk do të ketë nisje dhe as mbërritje të fluturimeve komerciale nga BER sot, më 13 mars,” tha Aeroporti i Berlinit në faqen e tij të internetit. Hamburgu dhe Bremen kanë njoftuar gjithashtu se nuk do të ketë fluturime nga aeroportet e tyre.

Sindikata Verdi ka bërë thirrje për rritje të pagave për turnin e natës, si dhe punën gjatë fundjavës dhe festave publike, të cilat kanë vazhduar prej vitesh.

Këto janë të fundit në një seri grevash dhe protestash me të cilat po përballen ekonomitë e mëdha europiane, duke përfshirë ato të Francës, Britanisë dhe Spanjës, pasi çmimet e larta të ushqimeve dhe energjisë kanë prekur të ardhurat dhe standardet e jetesës pas pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë.

Banner

Related posts

Gjithçka gati për 4 Prill/ Hudhet gurthemeli për Korridorin 8, bëhu pjesë e historisë shqiptare (VIDEO)

admin

VMRO pyet: A mori Zaev ryshfet prej 4 milion eurosh nga Daka për të ndryshuar PDU (DUP)-in në Tetovë?

Gjyla Halili

Top-Shqip.mk sjell urimin për Pashkët: Dritë për kombin, krenari për shqiptarët

Gjyla Halili

Leave a Comment